DNS & CDN Setup për Performancë Maksimale dhe Siguri të Lartë
Nisur nga përvoja mbi 22-vjeçare në administrim sistemesh, mund të themi lirisht se konfigurimi i saktë i DNS & CDN është shtylla kurrizore e stabilitetit të çdo projekti online. Një gabim i vogël në DNS mund të bëjë që uebsajti ose emaili juaj të mos funksionojë për ditë të tëra.
Konfigurimi i DNS nuk shërben vetëm për uebsajtin, por është jetik për shërbime të tjera si Email Server Setup (përfshirë protokollet SPF, DKIM, DMARC) dhe sigurinë e serverit. Në Buzhala WEB, ne ofrojmë integrim të avancuar me CDN (Content Delivery Network) për shpërndarje globale të përmbajtjes dhe fshehjen e IP-së origjinale të serverit për mbrojtje shtesë.
Synimi ynë: Të sigurojmë ngarkim të menjëhershëm, stabilitet maksimal dhe mbrojtje nga sulmet kibernetike, duke e kthyer infrastrukturën tuaj në një mjet të fuqishëm dhe të sigurt për biznesin.
Çfarë ofron ky shërbim
Menaxhim DNS i Besueshëm dhe i Sigurt
Ne sigurojmë konfigurim preciz të të gjitha rekordeve (A, CNAME, MX, TXT). Minimizojmë kohën e “propagation” dhe garantojmë që domeni juaj të jetë gjithmonë i disponueshëm dhe i mbrojtur nga konfigurimet e gabuara.
Shpërndarje Globale me CDN (Cloudflare)
Integrimi me CDN (kryesisht përmes Cloudflare) u mundëson vizitorëve ta hapin faqen tuaj nga serveri më i afërt gjeografik. Kjo redukton drastikisht kohën e ngarkimit dhe kursen resurset e serverit tuaj kryesor.
Optimizim për Email dhe Deliverability
Shumë biznese kanë probleme me email-et që shkojnë në “Spam”. Ne konfigurojmë saktë rekordin DNS për email serverin tuaj, duke rritur autoritetin e domain-it dhe siguruar që mesazhet tuaja të arrijnë në destinacion.
Siguri kundër sulmeve DDoS
Përmes CDN, ne krijojmë një “mburojë” që fsheh adresën IP të serverit tuaj (Origin IP hiding). Kjo i bën uebsajtet tuaja jashtëzakonisht të vështira për t’u sulmuar nga aktorë keqdashës.
Pse të zgjidhni Buzhala WEB?
Ne kombinojmë ekspertizën teknike me fokusin te performanca. Përdorim plane të Cloudflare (falas ose me pagesë) dhe shërbime të tjera elitare për të krijuar një faqe që nuk “bie” kurrë nga ngarkesa dhe që renditet më lart në Google falë shpejtësisë së lartë (Core Web Vitals).
Procesi ynë i punës
- Auditimi i Domain-it: Analizojmë gjendjen aktuale të DNS-it dhe pikave të dobëta të sigurisë.
- Konfigurimi Teknik: Implementojmë DNS dhe integrimin me CDN sipas standardeve më të larta të industrisë.
- Optimizimi i Cache: Vendosim rregulla specifike për “caching” që përmbajtja statike të shërbehet menjëherë.
- Monitorimi: Sigurohemi që çdo gjë funksionon në mënyrë globale përmes testeve nga lokacione të ndryshme të botës.
Pyetjet e shpeshta (FAQ)
Sa kohë merr konfigurimi i DNS dhe CDN?
Procesi teknik zgjat pak orë, por përhapja globale (propagation) mund të marrë nga 1 deri në 24 orë.
A përdorni Cloudflare për këtë shërbim?
Po, Cloudflare është partneri ynë kryesor për shkak të sigurisë dhe performancës së lartë që ofron, por mund të integrojmë edhe shërbime të tjera sipas kërkesës.
A do të jetë uebsajti im “offline” gjatë ndryshimeve?
Jo. Ne menaxhojmë tranzicionin në atë mënyrë që vizitorët të mos vërejnë asnjë ndërprerje të shërbimit.
A ndihmon kjo në parandalimin e sulmeve?
Absolutisht. Duke përdorur një CDN, ne fshehim serverin tuaj pas një rrjeti global, gjë që e bën shumë më të vështirë për hakerët të gjejnë pikën tuaj të dobët.